E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

NPB-ja dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Liburn Aliu

- Advertisment -spot_img

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka njoftuar se sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

NPB-ja ka thënë se Aliu përmes veprimeve të tij ka tejkaluar kompetencat e tij.

Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetëra faqesh prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. NPB qëndron e vendosur të krijojë kapacitetet e saj financiare dhe njerëzore ashtu që në të ardhmen e afërt të jetë një faktor i rëndësishëm i ndërtimit në qytet me qëllimin e vetëm që të ofrojë banim të përballueshëm për shumë familje që sot qëndrojnë të përjashtuara nga ofertat e tregut të patundshmërive. Projekti i ndërtimit që e kanë vënë në shënjestër z. Aliu përbën parakusht për të arritur qëllimin publik të NPB-së në raport me realizimin e të drejtës së banimit për shumë qytetarë në Prishtinë

thuhet nga NPB-ja.

Artikuj të ngjashëm