E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se dy xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.

Rama tha se këtë e kanë kërkuar vetë kampionet olimpike.

Vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave tona të Armatosura të dy fitueseve të medaljeve të arta në lojërat Olimpike të Tokio, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe po ashtu kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen FA të Shqipërisë. Dhe këtu dua të shtoj se me ministrin e Mbrojtjes jemi duke punuar që në FA e Shqipërisë të krijohet një njësi speciale e kampionëve, që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë. Nga përvoja e vendeve të tjera këtë status të veçantë kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe nga ana tjetër të jenë aty shembuj rrezatues dhe mentorët e të rinjve me uniformë.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Distria Krasniq dhe Nora Gjakova fituan Medalje të Artë, në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. /observeri/

Lexo edhe: Arrestohet një person për ngacmim dhe posedim të narkotikëve në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm