E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Njoftimi i policisë për sulmin në Zubin Potok

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin në Zubin Potok, ku është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve.

Në njoftim thuhet se zjarri ka filluar nga kati përdhese i ndërtesës.

Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.

Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur pas mesnate rreth orës 01:00.

Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi  u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Kurti: Sulmet në Zveçan e Zubin Potok, të nxitura nga Serbia

Artikuj të ngjashëm