E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Një vit burg për burrin që rrahu gruan me grushte

- Advertisment -spot_img

Një burrë është dënuar me një vit burgim pasi që i njëjti e ka rrahur gruan e tij me grushte ndërsa ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj saj.

Gjykata në Prizren ka dhënë detaje të ngjarjes që ka ndodhur në fillim të këtij muaji në Prizren.

Sipas gjykatës, N. J., mbrëmjen e 2 tetorit në shtëpinë e tyre të përbashkët e kishte rrahur gruan e tij me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e kishte kapur pastaj për flokë dhe e kishte goditur tutje edhe me telefon në fytyrë.

Me këto veprime burri i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij e cila më pas ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Burri sipas gjykatës gjatë kohës sa i kishte kryer këto veprime kishte qenë në gjendje të dehur pra në ndikim të alkoolit.

Të gjitha lëndimet e shkaktuara nga burri ndaj bashkëshortes së tij, janë vërtetuar edhe nga ekspertiza mjeko ligjore.

Burri është dënuar me një vit burgim për veprën penale lëndim i lehtë trupor ndërsa gjykata ka thënë se të njëjtit në dënim do t’i llogaritet edhe ditët e kaluara në paraburgim që nga 2 tetori./Observeri/

Artikuj të ngjashëm