Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një sulm seksual në qytetin e Gjakovës, shkruan Observeri.
Policia njofton se me datë 7 shtator, ditën e djeshme viktima femër e mitur, ka raportuar një person mashkull, i mitur se është incizuar dhe i dyshuari videon e ka publikuar në rrjet social.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Lexo edhe: Kërcënojnë analistët serb: Një hap i Prishtinës dhe Beogradi niset në kundërsulm
SULM SEKSUAL
Gjakovë, 04.09.2021 – 01:00. Me 07.09.2021 viktima femër kosovare ( e mitur) ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar ( i mitur) është incizuar dhe të njëjtin incizim i dyshuari e ka postuar në rrjet social. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Policia e Kosovës