E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Një tjetër aeroplan fluturon mbi Jarinjë, protestuesit duartrokasin

- Advertisment -spot_img

Një aeroplan serb ka fluturuar sërish përreth pikës kufitare në Jarinje.

Protestuesit serb i kanë duartrokitur aeroplanit i cili nga lart po vëzhgonte situatën e krijuar tash e sa ditë në veri të vendit.

Masa e reciprocitetit për targat e vendosur shtatë ditë më parë po përcillet me protesta nga ana e qytetarëve serbë të cilët në shenjë revolte kanë bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Lexo edhe: Policia arreston dy persona, gjejnë kokainë në një qorape të zezë/ Detaje

Për situatën e krijuar në veri, sot kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e PDK-së dhe LDK-së, të cilët shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm