E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Një shtetase afgane lindi foshnje në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Sot në Prishtinë lindi një foshnje e një shtetases afgane që po qëndron përkohësisht në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur SHSKUK-ja, duke shtuar se gjendja shëndetësore e bebës dhe gruas është e mirë.

Postimi i plotë:

Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë.

/observeri/

Lexo edhe: Shala për krizën energjetike: Kosova të mos i mbyllë sytë, të veprojë

Artikuj të ngjashëm