E premte, 7 Tetor, 2022
spot_img

Një shtetas i Serbisë shkakton aksident në Vushtrri

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, njofton për një aksident rrugor në Vushtrri.

Aksidenti ndodhi mes tri veturave civile, ndërsa u lënduan katër persona.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Aksidenti u shkaktua nga një shtetas i Serbisë i cili pas trajtimit mjekësor do të dërgohet në mbajtje.

Fsh. Nadakovc, Vushtrri 05.10.2021-22:15. Është raportuar për një aksident trafiku në mes tri veturave civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, gjatë tretmanit mjekësor mbetet të sigurohet nga policia dhe pas përfundimit të trajtimit të dërgohet në mbajtje.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Ferizaj/ Një person në gjendje të dehur kanos me vrasje policin

Artikuj të ngjashëm