Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person është therur me thikë në Podujevë, shkruan Observeri.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00.
Pas një mosmarrëveshje një person ka therur me thikë një mashkull tjetër dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Lexo edhe: Prizren/ Një person gjen armë në mal, gjatë pastrimit të saj plagos rëndë veten
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Podujevë 28.09.2021 – 15:05. Raportohet se ka pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Policia e Kosovës