E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Një person në Pejë plagoset me armë zjarri

- Advertisment -spot_img

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një tjetër.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe tre fishekë.

Pejë 11.10.2021 – 17:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shtënë me arë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja dhe tre fishekë 7.62mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Mehmeti raportojnë në Komisionin për Siguri

Artikuj të ngjashëm