E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Një person në Gjakovë theri vëllain me thikë

- Advertisment -spot_img

Mbrëmë është arrestuar një person në komunën e Gjakovës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: ATK-ja njofton se ka zhvilluar aplikacionin për të përfituar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Artikuj të ngjashëm