E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Një person ka vdekur dje në Prishtinë, dyshohet se u hodh nga kati i 12-të i banesës

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje je në mëngjes është gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë, shkruan Observeri.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe: Ky është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull  kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm