E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Një kosovar akuzohet se tentoi t’i siguronte dokumente false atentatorit të Vjenës

- Advertisment -spot_img

Javën e ardhshme në Linz të Austrisë do të paraqitet para gjykatës një kosovar 30-vjeçar.

Ai akuzohet se vitin 2020 kishte tentuar t’i siguronte dokumente false atentatorit të Vjenës, Kujtim Fejzullai. Fejzullai me ato letra kishte tentuar të udhëtonte në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, raporton “Die Presse”, transmeton Observeri.

Fejzullai më 2 nëntor të vitit të kaluar në një sulm terrorist në Vjenë, vrau katër persona dhe plagosi disa tjerë. 20-vjeçari nga Maqedonia e Veriut më pas ishte qëlluar për vdekje nga policia austriake.

Një kosovar 30-vjeçar akuzohet se kishte tentuar t’i siguronte atij dokumente false, nga një falsifikues nga Italia, në mënyrë që ai të udhëtonte në Siri.

Atentatori i Vjenës kishte pasur plane të udhëtonte në Siri. Në Linz të Australisë javën e ardhshme do të paraqitet para gjykatës një burrë, që në vitin 2020 kishte tentuar t’i siguronte dokumente false. Kosovari 30-vjeçar që jeton në Linz, do të paraqitet më 22 tetor, me akuzat për pjesëmarrje në grup terrorist apo organizatë kriminale, si dhe tentim për falsifikim të dhënave. Ai thuhet se ka qenë në kontakt me një falsifikues të dokumente në Itali.

Die Presse – Gazetë

Kosovari thuhet se kishte blerë dokumente false nga një person në Itali si për vete ashtu edhe për një familjar, mirëpo ato nuk ishin për të udhëtuar në Siri apo Irak. Mirëpo, pretendohet se ishte takuar me atalentatorin e Vjenës më pas nëpërmjet një ndërmjetësi, dhe kishte tentuar t’ia siguronte dokumentet false. Pretendohet atentatori kishte tentuar nëpërmjet Turqisë të udhëtonte për në Siri që t’i bashkohej ISIS-it.

Sipas akuzës, më 14 maj të vitit 2020, kosovarit i ishin dorëzuar 1400 euro. Ai kishte marrë një pjesë për vete si provision, ndërsa një pjesë ia kishte dërguar falsifikuesit në Itali. Por, më pas humbi kontaktin me falsifikuesin dhe ai ia ktheu një pjesë të parave atentatorit të Vjenës, Kujtim Fejzullai.

Kosovari 30-vjeçar akuzohet se tentoi t’i siguronte Fejzullait dokumente, ndonëse e dinte se ishte i radikalizuar dhe për qëllimet që kishte.

Fejzullai kishte tentuar të udhëtonte në Siri edhe në vitin 2018 e t’i bashkohej ISIS-it. Në korrik të vitit 2020, ai kishte pritur në Vjenë xhihadistë të njohur nga Zvicra e Gjermania. Më pas kishte udhëtuar në Sllovaki duke tentuar të blinte armë, por pa sukses. Por dyshohet se armën dhe municionet i siguroi më pas nga një slloven.

Fejzullai më 2 nëntor të vitit 2020 në Vjenë, në një sulm terrorist, vrau katër persona dhe lëndoi disa tjerë. Ai u qëllua më pas për vdekje nga policia./observeri/

Lexo edhe: Kurti flet për aksionin në veri në Samitin Ekonomik në Shkup

Artikuj të ngjashëm