E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Një i vdekur dhe 22 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës. Ndërsa deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Artikuj të ngjashëm