Një grua 40-vjeçare, është gjetur pa shenja jete në një mjet të parkuar jofunksional në Durrës.
Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake)
Lexo edhe: Pejë/ Gruaja raporton në polici se burri i saj është zhdukur
Po ashtu bëhet e ditur se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.