E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Një grua nga Vitia raporton zhdukjen e dy vajzave të saj të mitura, dyshon se janë në Shqipëri

- Advertisment -spot_img

Një grua nga Vitia ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia nga data 23 korrik dhe më nuk janë kthyer.

Nëna e ka raportuar rastin në polici më 20 shtator, derisa ka deklaruar se vajzat e saj mund të jenë në Shqipëri duke punuar, pasi sipas saj, edhe më parë kanë tentuar ta kalojnë kufirin.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Banorët serb vazhdojnë protestën në Jarinjë edhe gjatë natës

Artikuj të ngjashëm