E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Një foshnje një vjeçare humbi jetën në një aksident rrugor në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Një fëmijë 1-vjeçar ka vdekur pasi është goditur për vdekje nga një kamionetë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë, rreth orës 09:30.

Foshnja ndërroi jetë si pasoj e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga kamioneta.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës

Ndërsa njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndritjen e rrethanave të këtij aksident./observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm