Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë është duke u votuar emërimi i Lindita Nikollës si kryetare të parlamentit.
Më herët është raportuar se në mbledhjen e PD-së Basha i ka porositur demokratët se si duhen të sillen në seancën e Kuvendit. Ai i porositi ata që të votojnë kundër Nikollës dhe ndërsa po mbahet seanca, vihet re se porosia e bashës është vënë në zbatim.
Sikurse shihet edhe nga pamjet deputetët demokratë nuk votojnë për Nikollën, por në shenjë proteste grisin fletët e votimit. Kurse në kuti janë hedhur vetëm fletat e votimit nga ana e socialistëve.

Në kundërpërgjigje të gjestit të opozitës, kryeministri Rama i mblodhi fletët e grisura duke i futur në një qese. Ai votoi me qesen në dorë dhe e mori me vete deri në ndenjësen e tij. Gjë që shkaktoi kontestime nga opozita duke pretenduar se “ajo mban materiale zgjedhore”.

/Observeri/