E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 15 personave të tjerë

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të hënën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar e korrupsion ndaj 15 personave, ku i përfshirë është edhe ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit.

Në komunikatën për media thuhet se aktakuza është ngritur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Speciale njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për shkak të veprës penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, ku janë të përfshirë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë. Ndërsa, pesë (5) të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës..

Gjykata themelore Prishtinë

Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./observeri/

Lexo edhe: Arben Vitia iu bën thirrje për vaksinim grave shtatzëna

Artikuj të ngjashëm