E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të Vitisë, dyshohen për dallavere me tenderë

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Vitisë, nën dyshimet për keqpërdorime në një tender për asfaltim të rrugëve.

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve F.A., F.R., R.Sh., Sh.K. dhe S.S.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.R. dhe F.A., kanë tejkaluar kompetencat e tyre si zyrtarë komunalë duke ofruar dokumentacion të rremë se kinse janë kryer punimet në dy rrugë, në fshatin Terpezë dhe Pozheran. Aktakuza specifikon se për këto rrugë janë bërë urdhërpagesa në vlerë prej rreth 40 mijë euro në total.

Po ashtu, sipas aktakuzës, në një rast tjetër F.R. ka eliminuar nëntë rrugë që sipas kontratës kishin për t’u asfaltuar dhe ka asfaltuar tri rrugë të tjera që s’ishin kontraktuar. Ndërsa i pandehuri F.A. gjatë ekzekutimit të kontratës ka nënshkruar urdhërblerjet duke e dëmtuar komunën prej gati 14 mijë euro.

F.A. po ashtu akuzohet se ka shpallur njoftim për rregullim të rrugëve rurale, në vlerë prej 840 mijë eurosh, teksa njoftimi thotë se shkelja ka qenë se nuk ka qenë e lejuar puna ndërtimore.

Në një tjetër rast, dyshohet për dëmtim të buxhetit prej 2775 eurosh në një raport të asfaltimit të rrugëve rurale në fshatin Smirë dhe Ramnishtë.

Të dy akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, R.Sh., Sh.K. dhe S.S. akuzohen se kanë nënshkruar dokumentacion se kinse janë kryer punimet dhe më pas se kinse është hedhur zhavorr. Ata akuzohen edhe për dokument të falsifikuar duke vendosur emrin në një dokument kinse kanë qenë prezent gjatë pranimit teknik, pa qenë në të vërtetë. Pos “keqpërdorimit të pozitës” ata akuzohen edhe për “raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”./observeri/

Lexo edhe: Lajҫi: M’vjen keq Albin, se edhe kërcënimin kanë me ta marrë për lavd, këta hidhësinat e idhët që vjellin idhnim!

Artikuj të ngjashëm