E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Nga nesër personelit të ndërmarrjeve publike do u kërkohet dëshmi për imunizim nga COVID-19 ose teste PCR-je

- Advertisment -spot_img

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komune, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për të iu lejuar hyrja në ambientet e punës, raporton KSP, transmeton Observeri.

Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Po ashtu, nga nesër edhe stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura më lartë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është rreth 80 për qind.

Ndërkohë, janë paralajmëruar se ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore./observeri/

Lexo edhe: Problemet e shkaktuara nga COVID-19 mund të zgjasin deri në një vit

Artikuj të ngjashëm