E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Nesër nis votimi nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

- Advertisment -spot_img

Më 14 nëntor në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021. Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë të premten, nga 28 tetori deri më 12 nëntor, e që do të zgjasë 15 ditë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota.

Nga organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës deklarojnë për Observerin se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet lokale është zakonisht më e ulët se në zgjedhjet parlamentare.

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet lokale zakonisht është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Kjo shpjegohet me faktin se pjesëtarët e diasporës afektohen relativisht më pak nga politikat e përditshme të nivelit lokal

ka thënë për Observerin, Lirim Krasniqi nga organizata GERMIN.

Ndryshe, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor./Observeri

Artikuj të ngjashëm