E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Nesër bëhet varrimi i Astrit Ademaj në Pejë

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës, do të varroset të premten.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i Ademajt, Arton Muhaxheri, i cili ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Katund i Ri.

Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.

Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./observeri/

Lexo edhe: Vihet në pikëpyetje takimi i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë

Artikuj të ngjashëm