E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Nënshkruhen 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

- Advertisment -spot_img

Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje, përcjell Observeri.

Dalipi ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Luan Dalipi

Lexo edhe: Besnik Tahiri pret në takim Lajçak/ Detaje

Postimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm