E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Në Klinikën e Dermatologjisë u realizuan mbi 8 mijë vizita ambulatore

- Advertisment -spot_img

Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përmes një komunikate për media thotë se, nuk i ka ndalur asnjëherë vizitat ambulatore specialistike, ndonëse një pjesë e saj shërbeu për hospitalizim të pacientëve të prekur me COVID-19.

Në njoftim thuhet se “me shumë kujdes, duke respektuar masat anti covid, stafi mjekësor ofroi mijëra shërbimeve mjekësore për pacientët me probleme shëndetësore dermatologjike, gjatë periudhës janar-shtator 2021”.

Në saje të raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë realizuar 8 mijë e 444 vizita ambulatore specialistike. Brenda 9 muajve kishte 231 pacientë të shtrirë në këtë klinikë, ndërkaq u kryen 279 konsultime.

Njoftimi i Klinikës

/observeri/

Lexo edhe: Të arrestuarit për terrorizëm më 12 tetor dalin para gjykatës, flet babai i njërit prej të arrestuarve

Artikuj të ngjashëm