E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Në Hagë po dëgjohet dëshmitari i tretë në rastin e Salih Mustafës

- Advertisment -spot_img

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Aty po dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

Pas përfundimit të pyetjeve të ZPS-së dje, dëshmitari W01679 po u përgjigjet sot pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Anni Pues.

Pasojat që sot i barti unë janë psikike, nuk mundem me flejtë, këto përjetime këto gjëra shumë të rënda, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot dhe shpesh herë po duhet me ndejt me qetësues ose diçka…Një film me këqyr ose diçka me luftë, unë kur shkoj në mbrëmje me flejtë unë në gjysmë nate bërtas, falë familjes që e kam dhe më kupton, i ka mësu këta gjëra tash, në gjumë bërtas, zgjohem djersitem shumë, lloj-lloj gjërash, mi kujton këto zërat e njerëzve, këto sene mi kthen krejt.

Dëshmitari W01679

Salih Mustafa po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./observeri/

Lexo edhe: Ferizaj/ Kërcënohen me jetë policët, i gjetën disa persona në një lokal gjatë orës policore

Artikuj të ngjashëm