E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndryshimet klimatike: Në ndërtesën e Qeverisë projektohet figura e dinozaurit me mesazhin “Mos zgjidh shfarosjen”

- Advertisment -spot_img

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit projektuan një siluetë dinozauri në ndërtesën e Qeverisë mbrëmjen e kaluar për të shënuar fundin e Samitit global të klimës COP26 në Glasgoë dhe në mbështetje të fushatës globale të UNDP-së për ndryshimet klimatike.

Në prani të Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Karin Hernmarck, ambasadore e Suedisë në Kosovë, Lulzim Baumann, Këshilltar i jashtëm për çështje mjedisore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim, znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe pjesëmarrës të tjerë, ndërtesa u ndriçua me figurën e Dinos për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për urgjencën për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimin në energji më të pastër.

Po projektojmë Dino-n në Prishtinë për të shënuar fundin e Samitit global të klimës, COP26. Dinozauri Frankie është figura kryesore e fushatës globale të UNDP-së për klimën. Miku ynë që ka jetuar para 66 milionë vjetësh ka një mesazh të fuqishëm për ne. Ai u zhduk për shkak të një asteroidi. Ai na pyet pse jemi duke shkuar drejt shfarosjes. Ne jemi duke u përballur me një krizë klimatike – por ende mund të shmangim ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës duke punuar së bashku dhe duke rritur veprimet për klimën. Përmes kësaj fushate, UNDP inkurajon reformën e subvencioneve të karburanteve fosile si një hap vendimtar në luftimin e krizës klimatike dhe lëvizjen drejt një rikuperimi gjithëpërfshirës dhe të gjelbër nga COVID-19

tha Suokko.

Frankie Dino, tipari kryesor i fushatës, është kryprotagonist në një video të shkurtër duke dërguar një mesazh që duhet të veprojmë tani – përpara se kërcënimi i shfarosjes së njerëzimit të bëhet realitet.

Artikuj të ngjashëm