E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 21 vjeçari i cili vrau policin në Lezhë

- Advertisment -spot_img

I dyshuari për vrasjen e oficerit të policisë dje në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë.

Top Channel raporton se i dyshuari Rama ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aldi Rama dje pasi refuzoi kontrollin e policisë dyshohet se qëlloi me armën tip pistoletë TT oficerin Saimir Hoxha.

Lexo edhe: Hekuran Murati: Brenda një viti u hapën 22 mijë vende pune

Siç raportohet, plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Derisa i dyshuari Aldi Rama rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë.

Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm