Mbrëmë ndërroi jetë fotografi i njohur Ahmed “Meddy” Huduti.
Meddy ishte fotograf i mirënjohur me një veprimtari krijuese shumë të madhe.
Si fotograf ai mori pjesë në shumë evente kulturore artistike.
Ka dokumetuar një mori ngjarjesh duke filluar nga jeta e përditshme qytetarëve të Kosovës e deri te ndodhi të mëdha kulturore.
Për të shkroi edhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku.
Meddy na la. Në moshë shumë të re, në kulmin e energjisë krijuese. Fotograf që ka dokumentuar parreshtur jetën kulturore në Kosovë. Artist i talentuar dhe ikonë e gjeneratës së re, por edhe personalitet modest, njeri shpirtbardhë. Ngushëllime familjes dhe miqve, gjithë komunitetit artistik. Ahmed (Meddy) Huduti do të rrojë përherë në fotografitë që na i bëri, ndër më të mirat që kemi.
Hajrullah Çeku – Minisër i Kulturës



