E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Naser Ramadani: 75% rënie të rasteve të reja me Covid-19 në dy javët e fundit

- Advertisment -spot_img

Drejtori i IKPSHK-së, Naser Ramadani ka dhënë shpresa se pandemia në Kosovë po shkon drejt kufizimit.

Ramadani, në një konferencë bashkë me ministrin Vitia ka thënë ka rënie të numrit të rasteve të reja për 75% në dy javët e fundit.

Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës.

Ramadani ka thënë se trendi i vdekjeve është ulur në 38.64% për këtë periudhë kohore.

Lexo edhe: Arrestohet një shtetas i Serbisë, i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie të Ryshfetit’

Vdekjet janë akoma shqetësues dhe duhet të kemi kujdes me hospitalizimin e hershëm të pacientëve për të ulur këtë trend.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë thotë se për një muaj janë bërë 4500 teste të rastësishme me nxënës e arsimtarë nëpër shkolla.

Të infektuar kanë rezultuar vetëm 2.5% e këtyre mostrave që është përqindje e vogël pavarësisht se “Delta” ka prekur më shumë moshat e reja.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm