E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Nagavci uron fillimin e vitit shkollor: Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm.

Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie

ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues, prindër, urime fillimi i vitit shkollor!
Në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm.
Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie.
Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhet lënë anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim.
Me kujdes të shtuar, respektim të masave, bashkëpunim e përkushtim, për rezultate sa më të mira!
Shëndet të plotë e suksese për të gjithë!

Artikuj të ngjashëm