E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Nagavci thotë që Qeveria do të vendos për fillimin e procesit mësimor

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi përfundimtar për nisjen e procesit mësimor më 13 shtator me prezencë fizike do të merret në mbledhjen e radhës të qeverisë.

Megjithatë, Nagavci ka lënë të nënkuptohet se rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë janë që procesi mësimor të mos nisë me prezencë fizike të hënën e ardhshme.

Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e radhës së Qeverisë.

Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit

Ajo theksoi se synimi është që institucionet shkollore të hapen sa më parë dhe mësimi të realizohet me prezencë fizike sepse sipas saj janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke përfshirë edhe një udhëzues për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Udhëzuesi mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga COVID-19. Po ashtu, janë shpërndarë tekstet shkollore si dhe janë përgatitur shkollat për fillimin e procesit mësimor. Siç e kemi thënë edhe më herët, synimi ynë është që institucionet shkollore të hapen sa më parë dhe mësimi të realizohet me prezencë fizike.

Shtoi Nagavci

Ajo bëri thirrje që të respektohen masat kundër COVID-19, derisa shtoi se përveç punëtorëve arsimorë duhet të vaksinohen edhe prindërit sepse ashtu mbrohet më mirë shëndeti i fëmijëve.

Nagavci përgëzoi stafin mësimor për imunizim dhe apeloi që të vaksinohen edhe prindërit./observeri/

Lexo edhe: IKSHP-ja dhe MSH-ja rekomandojnë të mos fillojë mësimi me 13 shtator

Artikuj të ngjashëm