E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Nagavci për mësimdhënësit që nuk duan të vaksinohen: S’pretendojmë të shkelim të drejtat e tyre

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci të martën ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Nagavci tha se deri më tani kanë punuar në lidhje me grumbullimin e të dhënave për vaksinimin e mësimdhënësve dhe organizimin e fillimit të procesit arsimor.

Në lidhje me të dhënat e vaksinimit i kemi të sakta dhe të detajuara. 165 të punësuar janë të pa vaksinuar. Sa i përket mësimit në distancë dhe kjo nuk e kompenson mësimin me pjesëmarrje fizike dhe rekomandimet janë që shkollat janë të fundit që mbyllen dhe të parat që hapen.Janë 368 institucione arsimore që po zhvillojnë mësimit në bazë të opsionit A.

Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha pyeti ministren se çka nëse mësimdhënësit nuk duan të vaksinohen.

Nagavci i’u përgjigj deputetes Hoxha se asnjëherë nuk kanë tentuar që të shkelin të drejtat e mësimdhënësve.

Nuk kemi moskoordinim në mes meje dhe personave tjerë të stafit tim dhe asnjëherë nuk kemi pretenduar që të shkelim të drejtat e secilit mësimdhënës.

Tha Nagavci

Tutje Nagavci shtoi se kanë adresuar disa raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se kurdo që do të merret vendimi do jepet një përgjigje para publikut.“Kemi adresuar disa raste në hetuesi për raste të keqpërdorimeve të punës zyrtare”, tha Nagavci.

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi tha se për të është shumë i rëndësishëm procesi i arsimit duke pyetur ministren se sa është braktisja e shkollës nga fëmijët për këtë kohë, si dhe pajisja me tekste.Ministrja u përgjigj se tekstet janë shpërndarë në secilën komunë dhe shkollë dhe që gjithçka është në rregull./observeri/

Lexo edhe: Ferizaj/ Kërcënohen me jetë policët, i gjetën disa persona në një lokal gjatë orës policore

Artikuj të ngjashëm