E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Murati tregon se kush mund të përfitojë nga subvencionimi i kredive konsumuese

- Advertisment -spot_img

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i kredive konsumuese, shkruan Observeri.

Murati ka shkruar se sot kanë operacionalizuar edhe Masën 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që nënkupton subvencionimin e kredive konsumuese.

Të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë.

Ministri Murati ka treguar edhe shumën e subvencionimit.

Lexo edhe: Studimi shkencor tregon se a e shkaktojnë vaksinat autizmin

Shembull:Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro. Çka duhet të bëni për të përfituar?Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim).Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

Tutje shkruan se me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.

Njoftimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm