E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Murati: Aplikimi për shtesat për lehona dhe fëmijë është i qasshëm prej nesër

- Advertisment -spot_img


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media, kanë folur në lidhje me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Prej ditës së nesërme aplikimi për pagesa të këtyre dy kategorive do jetë i qasshëm përmes platformës E-kosova.

Murati theksoi se aplikimi fillimisht do të hapet për fëmijët e lindur nga 1 janari 2020, ndërsa nga viti 2022 shtohet edhe për të lindurit nga viti 2018.

Shtesat e fëmijëve do të bëhen fillimisht për fëmijët e lindur nga 1 janari 2020, ndërsa nga viti 2022 shtohet grup-mosha nga viti i lindjes 2018. Kjo dinamikë mund të ndryshojë, mund të fillojë më shpejt.

Shtoi Murati

Sipas Muratit, pagesa për lehona është e ndarë në dy kategori, ato që janë të papuna që do marrin 170 euro për 6 muaj dhe të punësuarat që do marrin 170 euro për 3 muaj.

Këto masa mundësojnë ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri, masa 3.5 ka të bëjë për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Mbështetja e lehonave është në dy kategori ato të papuna dhe ato të punësuara. Ato të papuna do të mbështeten financiarisht do të marrin 170 euro për gjashtë muaj ndërsa ato të punësuara do të marrin 170 euro për tre muaj.

Hekuran Murati – Ministër i Financave

/observeri/

Lexo edhe: A do të ketë shkurtim të ditëve të fushatës?/ Flasin nga KQZ-ja

Artikuj të ngjashëm