E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Mungojnë tekstet shkollore, fajësohet MASHTI

- Advertisment -spot_img

Mungesa e teksteve shkollore për disa klasë dhe nivelin parashkollor ka bërë që të ketë ankesa nga prindërit dhe reagime ndaj Ministrisë së Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ka dërguar komisione që të bëjnë vizita nëpër shkolla dhe sipas informacioneve ka pasur raste kur Drejtoritë Komunale të Arsimit nuk kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës duke mos planifikuar tekstet për nxënësit e të gjithave shkollave.

Sipas Nagavcit, në disa raste komisionet për pranimin e teksteve janë formuar me persona jo kompetent.

Këtë e ka kundërshtuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili ka deklaruar për Telegrafin se mungesa e librave është për shkak se MASHTI nuk e ka dërguar sasinë që i kanë kërkuar.

Kurse te furnizimi me tekste shkollore për klasat 6-9 Komunat kanë formuar komisionet e duhura për pranimin e teksteve shkollore të dorëzuara nga MASHT. Këto komisione kanë kryer punën në mënyrë shumë të mirë, mirëpo librat mungojnë, sepse MASHT nuk i ka dërguar sasinë e kërkuar të librave nëpër komuna.

Sazan Ibrahimi – Kryetar i AKK-së

Ibrahimi sqaron se “MASHT ka informuar komunat që nuk do të ketë furnizim me tekste këtë vit për nivelin parashkollor si dhe për klasat 6 deri 9. Për klasat 6 – 9 është kërkuar që tekstet të barten nga gjenerata në gjeneratë. Vetëm për klasën e 7 janë dy libra alternativë të rinj që do të sigurohen nga MASHT. Dhe për klasën e 8 janë libra të gjithë të rinj që MASHT do të i siguroj”.

Po ashtu, nga Komunat është kërkuar që të plotësojnë katalogun me kërkesa për furnizime me tekste shkollore brenda afatit prej 5 ditë.

Komunat kanë plotësuar kërkesat në katalogjet e parapara të MASHT në afatin e paraparë kohor, dhe është raportuar numri i nxënësve në përputhshmëri me numrin e nxënësve të regjistruar në SMIA të MASHT. Të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi sa i përket shpërndarjes së teksteve shkollore e që bien në kompetencë të komunave janë kryer në plotni. Për përgjegjësit e veta MASHT nuk mund të fajësoj komunat.

Shtoi Ibrahimi

Tutje ai shtoi se “problemi qëndron në atë që librat e siguruar nga gjenerata paraprake ose janë të dëmtuar apo edhe nxënësit nuk i kanë kthyer në shkolla, që do të thotë mungon një numër i teksteve për klasat 6, 7, 9”.

E po ashtu “numri i nxënësve ndryshon nga viti në vit nëpër shkolla”, thotë Ibrahimi. /observeri/

Lexo edhe: Doza të vaksinës së AstraZeneca-s u dërguan edhe në regjionin polar të globit

Artikuj të ngjashëm