E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve, qytetarët do të përballen me këtë problem deri në fund të nëntorit

- Advertisment -spot_img

Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë që të pajisen me letërnjoftime, për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument. Andaj, qytetarët ankohen se po presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftim, raporton RTK, transmeton Observeri.

Sot ne duhet të presim në radhë për të aplikuar për letërnjoftim. 40 minuta kam pritur, dhe na thanë që duhet të presim sepse nuk ka material për letërnjoftim a ne nuk jemi të sigurt të udhëtojmë vetëm me fletën aplikuese pasi që i ka skaduar afati letërnjotimit. Para tre muajve kam aplikuar për letërnjoftim, më kanë thënë se nuk ka material. Kam aplikuar në korrik dhe s’jam pajisur ende me dokument.

Tha një qytetar

Ndërkohë, nga zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme Radio Kosova mëson përmes postës elektronike se furnizimi me material për prodhimin e letërnjoftimit pritet që të bëhet në fund të muajit nëntor, ndërsa deri atëherë, qytetarët e vendit mund të shërbehen vetëm me fleta aplikuese.

Ashtu siç jeni në dijeni, edhe përkundër furnizimit me një sasi të materialit për letërnjoftim, ne akoma po ballafaqohemi me mungesë të materialit.

Në lidhje me këtë, ministri i MPB-së ka nxjerrë vendim, përmes të cilit mundëson përdorimin e letërnjoftimit, pavarësisht afatit të vlefshmërisë, në të gjitha institucionet publike dhe private të Kosovës. Po ashtu Agjencia e Regjistrimit Civil që nga data 05 gusht 2021, u mundëson pajisjen me letërnjoftim të Kosovës çdo qytetari që paraqet dëshmi se do të udhëtojë përmes Serbisë, qoftë biletën kthyese ose dëshmi që ka hyrë në Kosovë përmes Serbisë.

Në këtë përgjigje, po ashtu thuhet se nga fundi i muajit nëntor do të pranojnë furnizimin e radhës, ndërsa nga dhjetori do të stabilizohet procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime./observeri/

Lexo edhe: Kurti: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, s’e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

Artikuj të ngjashëm