E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

MSH: Vala e re e pashmangshme, vaksinohuni

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim, duke theksuar se vala e re e pandemisë është e pashmangshme.

Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja shkruan se “çdo qytetar mbi moshën 18-vjeçare mund të vaksinohet”, duke e zgjedhur llojin e vaksinës.

Nëse keni aplikuar më herët cakto terminin

thuhet në njoftim.

Pak minuta pas njoftimit, Ministria e Shëndetësisë e ka ndryshuar postimin në Facebook, duke e zëvendësuar me një përmbajtje tjetër.

Në ditët e fundit është vërejtur një ngritje e lehtë e rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë.

127 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në vend nga e hëna në të dielën e javës që shkoi, duke iu referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq përgjatë këtyre ditëve, 3 persona kanë vdekur pas infektimit me COVID-19.

Artikuj të ngjashëm