Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka thënë se nuk ekziston asnjë provë që vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet te gratë ose burrat.
Prandaj, MSH u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër coronavirusit.
Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net
vijon njoftimi.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me coronavirus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 1.895/Observeri/