E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen dy javë pasi ta kalojnë COVID-19

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë kaluar së fundi COVID-19, që të vaksinohen kundër kësaj sëmundjeje.

Thirrja është për qytetarët që kanë kaluar COVID-19 në muajt dhe javët e fundit.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit. Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni

thuhet në njoftimin e MSH-së.

Deri më tash, në Kosovë janë administruar mbi 1.5 milionë doza të vaksinës. Gati 750 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Artikuj të ngjashëm