E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

MSH-ja thotë se të dielave nuk ka interesim të madh të qytetarëve për t’u vaksinuar

- Advertisment -spot_img

Dje ishte e diela e dytë që qytetarët kishin mundësi të vaksinoheshin. Por pavarësisht kësaj këtë të diel kishte interesim të vogël të qytetarëve për vaksinim.

Udhëheqësi i divizionit për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se pavarësisht që ka termine të lira për vaksinim interesimi i qytetarëve ishte i vogël.

Ajo që na shqetëson është se interesimi i qytetarëve për vaksinim ditëve të diela është i ulët. Përkundër insistimit që të fillohet vaksinimi edhe të dielave, nuk janë shfrytëzuar as 40% e kapaciteteve të vaksinimit në nivel vendi.

Faik Hoti – Zëdhënës i MSH-së për media

Ata që i kanë marrë vaksinat iu bëjnë thirrje qytetarëve që sa më parë të imunizohen.

Ka edhe prej atyre që pas vaksinimit përfundojnë te ekipet e urgjencës e që sipas mjekëve kjo vjen më shumë nga fobia që kanë nga vaksinimi.

Këto raste i kemi të përditshme, dhe kjo vjen më shumë për shkak të fobisë nga injektimi i vaksinës. Bëjmë ekzaminimin fillestar dhe nëse ka nevojë iu japim edhe terapi.

Haki Dragusha – Mjek

Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milionë doza të vaksinës, derisa rreth 440 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës./observeri/

Lexo edhe: Hoti: Asnjëherë nuk kemi pasur dilema për bashkëpunim me SHBA-të

Artikuj të ngjashëm