E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

MSh-ja thotë se po punon me BE-në për certifikatat digjitale të vaksinimit

- Advertisment -spot_img

Pas aksioneve policore lidhur me falsifikime të dëshmive të testeve COVID a të dëshmive të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se po punon me Komisionin Evropian për certifikata ashtu siç i kanë anëtarët e BE-së.

Komisioni Evropian po ashtu ka konfirmuar se është duke punuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt dëshmive të reja të vaksinimit kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se është duke punuar në lansimin e pasaportës digjitale e vaksinimit, që është dëshmi valide e vaksinimit për në vendet e BE-së. Digjitalizimi i dëshmive të vaksinimit, që ka filluar nëpër vende të BE-së që nga korriku, nuk i ka përfshirë ende shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sidoqoftë, pasaporta e vaksinimit e mundëson lëvizjen pa nevojë konvertimi të dëshmisë së Kosovës, ashtu siç e kërkojnë vende si Franca. Sipas Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, institucion prej të cilit varen një pjesë e aspekteve teknike të pasaportës, puna e tyre do të kryhet pak ditë pasi MSH-ja t’i ofrojë qasje në sistemin e saj.

Pasi që ne si ASHI ta posedojmë shërbimin e ri, brenda një periudhe të shkurtër do ta integrojmë në e-Kosova. Në momentin që Ministria e Shëndetësisë përfundon ndryshimet e nevojshme në sistemin e tyre të brendshëm (SISH), përkatësisht Modulin e Vaksinimit, dhe të na ofrojë qasjen neve si ASHI që atë shërbim ta publikojmë në Platformën e-Kosova, do të tentojmë që brenda një periudhe të shkurtër (2-5 ditë) ta publikojmë në Platformë.

ASHI për Kohën

Ndërkohë, MSh-ja ka deklaruar se është duke punuar me partnerë ndërkombëtarë për ta bërë të mundshëm lansimin e dëshmisë digjitale të vaksinimit dhe po presin aprovimet e tyre.

Ministria është duke punuar ngushtë me akterët përkatës të Komisionit Evropian dhe duke ndjekur procedurat përkatëse. Është dizajnuar drafti i certifikatës dhe gjendet në proces të aprovimit. Nuk do të ketë tender të ri, pasi që Ministria ka përkrahjen e partnerëve si UNICEF dhe Banka Botërore në ofrimin e shërbimit të përkrahjes për plotësimin e modulit të COVID-it.

Ministria e Shëndetësisë

Lëvizja e qytetarëve do të lehtësohet me aplikimin e këtyre certifikatave, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Evropian. Këta të fundit e kanë konfirmuar po ashtu se kanë pasur takime fillestare me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pasaportat digjitale të vaksinimit mundësojnë që verifikimi të bëhet pa dëshmi si kartonët e vaksinimit dhe besueshmërinë e dëshmive të vaksinimit për vendet anëtare të BE-së, disa prej të cilave kanë krijuar kushte favorizuese për personat e vaksinuar. Për kufizimet që bëhen brendapërbrenda shteteve të BE-së, KE-ja ka thënë se nuk bie në domenin e tyre, për aq kohë sa plotësohen kushte si privatësia e mosdiskriminimi./observeri/

Lexo edhe: Gjukanoviq thotë se Vuçiq e ka tejkaluar Millosheviqin

Artikuj të ngjashëm