E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

MSH-ja hap rrugë për imunizimin e fëmijëve 12-15 vjeç me vaksinën anti-COVID

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka miratuar dhënien e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

Përmes një komunikate për media, Ministria ka bërë të ditur se vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe se nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.

Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të papërfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi

është thënë mes tjerash në njoftim.

Sipas MSH-së, ky vendim është bazuar në rekomandimet e EMA-s, FDA-së, CDC-së dhe në praktikat e shumë shteteve, të cilat deri tash kanë arritur shkallë të konsiderueshme të vaksinimit të fëmijëve të kësaj moshe me vaksinën kundër COVID-19.

Deri tash ka qenë i lejuar vaksinimi i grup-moshës 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore dhe i të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç.

“Ministria i inkurajon prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër COVID-19, si mënyrën më të sigurt për parandalimin e infeksionit COVID-19 në mesin e fëmijëve”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm