E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

MSH-ja flet për vaksinën e gripit sezonal

- Advertisment -spot_img

Vaksina kundër gripit sezonal do të arrijë në fund të muajit tetor në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë i ka blerë në fillim të vitit 140 mijë doza të kësaj vaksine përmes UNICEF-it.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i vitit i ka kryer pagesat për sigurimin e vaksinëns kundër gripit sezonal

140 mijë vaksina që pritet të arrijnë në fund të muajit tetor në Kosovë do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit e që grupet prioritare që do të vaksinohen janë shtatzënat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike. Do të ketë edhe doza pediatrike.

Faik Hoti – Zëdhënës i MSH-së

Këtë vit do të fillojë më herët vaksinimit me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga gripi sezonal në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, thanë nga Ministria e Shëndetësisë. Vitin e kaluar interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë shumë i madh. Por ato nuk kishin arritur deri në muajin dhjetor, ndërkohë që në barnatore shiteshin prej 17,5 euro.

Hoti ka thënë se institutcionet ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë që japin rekomandime profesionale, kanë sugjeruar që nuk ka ndonjë problem që edhe personat që e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal.

Kjo vaksinë nuk e pengon marrjen e vaksinës tjetër. Sivjet kemi konsideruar që numri I vaksinave të siguruara do ti mbulojë grupet prioritare dhe në këtë aspect nuk do të ketë problem sa i përket vaksinimit qoftëk undër covid19 apo gripit sezonal.

Tha Hoti

Infektologët në Kosovë më herët kanë thënë se është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sipas infektologu Sali Ahmeti, infektimi me gripin sezonal e ulë imunitetin e popullatës, andaj janë më të rrezikuar që të sëmuren edhe me COVID-19./observeri/

Lexo edhe: Krasniqi në 22 vjetorin e PDK-së: Në këtë përvjetor jemi të lënduar, por misioni ynë mbetet mirëqenia e qytetarëve

Artikuj të ngjashëm