E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

MSH-ja bën thirrje për vaksinim: Situata epidemiologjike mbetet e pasigurt

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë edhe një herë qytetarëve të Kosovës të vaksinohen kundër koronavirusit.

Sipas tyre situata epidemiologjike në vend mbetet e pasigurt pavarësisht se trendi i rasteve të reja vazhdon të jetë i ulët.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes. TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë!

ka bërë thirrje MSH-ja, pas rënies së interesimit për vaksinim javëve të fundit.

Deri tash në Kosovë 723 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 118 mijë janë në pritje të dozës së dytë. Numri total i dozave të administruara është 1.56 milionë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm