E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

MPB: Nga nesër qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit

- Advertisment -spot_img

Ministria e Punëve të brendshme të Kosovës ka njoftuar se nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

MPB-ja ka bërë të ditur se qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës.

Me qëllim të vazhdimit të informimit të opinionit publik dhe njëherit mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës

thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas njoftimit, qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Artikuj të ngjashëm