E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

MPB-ja tregon numrin e targave të përkohshme të lëshuara në pikat kufitare deri sot

- Advertisment -spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se brenda dy ditësh kanë lëshuar 6 mijë e 375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare.

Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, më 20 shtator të këtij viti.

Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

MPB

MPB-ja ka dhënë detaje edhe për tabelat e përkohshme që janë vendosur në pika kufitare.

Tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë janë administruar 1616 tabela plotësuese, ndërsa në Merdare 1309.

Në Muçibabë janë administruar 695 tabela plotësuese teksa në Jarinje e Bërnjak janë administruar 24 tabela plotësuese.

/observeri/

Lexo edhe: Vitia sot takohet me AKK-në për rishikim të masave anti-COVID-19

Artikuj të ngjashëm