E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Moti për sot dhe nesër

- Advertisment -spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vend dhe nesër.

Sipas IHMK’së, të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me rritje të lehta të temperaturave maksimale dhe me riga shiu.

Reshjet do të vazhdojnë edhe të enjten, derisa në viset malore mund të ketë edhe reshje bore.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët. Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë. Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).

IHMK

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

IHMK

/observeri/

Lexo edhe: Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Artikuj të ngjashëm