E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim

- Advertisment -spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të Lartë, shkruan Observeri.

Të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

Lexo edhe: Maqedoni e Veriut/ Doza e tretë e vaksinave për të gjitha moshat

Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm