E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Moti për sot dhe ditët në vijim

- Advertisment -spot_img

Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë gjatë këtyre tri ditëve të fundit të tetorit. Orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, njofton Prishtina Weather.

Mot i kthjellët dhe me diell parashihet të mbajë edhe në ditët e fundit të tetorit, gjatë ditës më butë, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende me ngricë, e nëpër ultësira me kushte të formimit të mjegullës apo mjegullinës. Ditën e hënë në mbrëmje vransirat fillojnë të shtohen.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë vende-vende do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

29.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me kushte për mjegull/mjegullinë në ultësira, ditën kryesisht me diell dhe butë.

30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

31.10 – Kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngricë.

1.11 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 1C, e maksimalet nga 15C, në rrafshin e Kosovës e deri në 17C nga Dukagjini.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike në një rënie të lehtë por që mbetet në vlera të larta./observeri/

Lexo edhe: Jasharaj: Me Ligjin për Paga kërkesat për greva do të jenë minimale

Artikuj të ngjashëm